Besnik Bislimi u mban "ders" medieve, tregon se çka dëshirojnë të dinë dëgjuesit e mediumit - NACIONALE

Besnik Bislimi u mban "ders" medieve, tregon se çka dëshirojnë të dinë dëgjuesit e mediumit

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Është e pabesueshme qasja e Qeverisë Kurti ndaj mediave. Kur zyrtarët e Qeverisë vonohen në konferencat për media pas mbledhjes së qeverisë, fajtor sipas ekzekutivit janë mediat. Po ashtu mediat janë fajtorë edhe për pyetjet që bëjnë jashtë temave dhe qëllimit të konferencës, gjë që është e pakuptimt të mendohet kështu.

Kjo gjë po vazhdon dhe se njejtë si shefi i tij, po vepron edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Atij nuk i kanë pëlqyer pyetjet që janë bërë në konferencën të mbajtur të mërkurën pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Sipas tij qëllimi i konferencës ishte prezantimi i agjendës dhe logove zyrtare për festimin 5-vjetorin e Pavarësisë dhe 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Në dy pyetjet nga gazetarët, Beslimi ishte i ashpër aq sa e dinte edhe çka është interes i dëgjueseve të mediueve.

Kur u pyet për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, Bislimi u shpreh i habitur me pyetjen.

Konfereca e sotme i përkushtohet dy datave historike për Kosovën dhe shtetësinë tonë, pak është e habitshme qysh po ju bën përshtypje tema që doni ta ngritini sot.” – ka thënë ai.

Kjo nuk ishte e tëra. Ai pati të njejtën qasje edhe në pyetjen e dytë, për planin franko-gjerman dhe takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bile, Bislimi doli edhe në rolin e matësit të interesit publik, duke treguar se Asociacioni nuk është i rëndësishëm për shikuesit/dëgjuesit e mediumit, gazetari i të cilit bëri pyetjen ndaj tij.

Asocicacioni po ju intereson më shumë se festimi i ditës së pavarësisë edhe nuk e di pse po e merrni guximin me thanë edhe për dëgjuesit tonë kjo është më e rëndësishmja, për arsye se nuk besoj se për dëgjuesit e mediumit tuaj Asociacioni është më i rëndësishëm sesa 17 shkurti apo 5,6 dhe 7 marsi.” – ka thënë ai.

Më pas ai u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarit, duke thënë se nuk ka pasur diskutime në takim me Lajçakun për marrëveshjet paraprake të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në të cilën përfshihet edhe Asociacioni.

Ajo që Kurti ka nxjerrë pas takimit ka thënë se është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman, por platformat tregon principet dhe veprimet bazë, ndërsa gjithçka që ka të bëjë me implemtimin duhet të diskutohet në aneksin implemtues mes palëve në Bruksel.

Plani frankogjerman i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen defacto të dy shteteve dhe nuk ka pas diskutimi për asnjë nga marrëveshjet paraprake por vetëm për propozimin franko-gjerman.” – theksoi ai.

Edhe shefi i Bislimit, kryeministri, Albin Kurti shpeshherë kapet me gazetarët dhe tenton të tregojë se çfarë pyetje duhet t’i bëjnë atij.

Kështu ditë më parë, gazetarët bojkotuan një konferencë të Qeverisë pasi ministrat e kabinetit u vonuan më shumë se një orë.

Për të mos harruar, sulmet dhe linçimet e Qeverisë Kurti ndaj mediave janë përmendur në disa nga raportet e orgnizatave ndërkombëtare.

Raporti i Progresit për vitin 2022 nga Komisioni Evropian kishte vënë në pah këto sulme ndaj mediave.

Ka shqetësime sa i përket fushatave publike të njollosjes, kërcënimeve, dhe gjuhës së urrejtjes në media sociale, disa prej të cilëve ishin specifikisht të drejtuara ndaj gazetarëve. Jo të gjitha kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave janë të raportuara te autoritetet.” - shkruhet në raport.

Kujtojmë, se sulmet e Shefit të kabinetit të Kurti, Luan Dalipi që i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale” dhe sulmet e Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu, janë rastet që theksohen në çdo raport dhe ndër më të rëndat ndaj mediave.

Mbetet të shihet nëse Qeveria Kurti do të ndryshojë qasjen ndaj mediave dhe gazetarëve.

Lajme të ngjashme