Bëri "llajk" që s'i pëlqeu shefit, shkaku i kësaj punëtori i KRM "Uniteti" pretendon se u largua nga puna - NACIONALE

Bëri "llajk" që s'i pëlqeu shefit, shkaku i kësaj punëtori i KRM "Uniteti" pretendon se u largua nga puna

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Punëtori i deritanishëm i KRM "Uniteti", Amnor Shabani pretendon se u largua nga puna për një pëlqim në "Facebook", pëlqim ky që s'i pëlqeu shefit.

Të paktën kështu shkruan ai përmes rrjetit social "Facebook". Veç kësaj, ai ftoi udhëheqësit e komunës së Mitrovicës që të hetojnë krerët e këtij institucioni, duke thënë po ashtu se edhe kushtet e punëtorëve janë të këqija.

"Unë jam mbajtës i familjes jam prind dhe largimi im nga puna për një koment do ta rrezikoj ekzistencën time dhe të familjes. I bëj thirrje Inspektoratit të punës që të vjen në kompaninë Uniteti dhe të shiqojë maltretimet dhe gjendjen e rëndë të punëtorëve", shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme