BE-ja s`mund t'ia dalë me Kosovën e Serbinë, targat treguan nevojën e kyçjes së ShBA-së - NACIONALE

BE-ja s`mund t'ia dalë me Kosovën e Serbinë, targat treguan nevojën e kyçjes së ShBA-së

1 vit më parë

nga Muhamet Koci

Duket që Uashingtoni duhet të ndërhyj direkt në procesin e dialogut Kosovës-Serbi. Çështja e targave ka treguar se BE-ja nuk mund të ia dalë e vetme në këtë proces. Pala kosovare tashmë është bindur se ky proces nuk mund të këtë sukses pa kyçjen e drejtpërdrejt të ShBA-së.

Drama e javëve të fundit me targat ilegale ka treguar shumëçka për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Përveç situatës së brishtë në veri të vendit, kjo çështje tregoi edhe paaftësinë e BE-së si ndërmjetësuese për t`i bindur palët për një marrëveshje teknike.

Për të shpangur përshkallëzimin e situatës në veri, në momentet e fundit është dashur ndërhyrja amerikane.

Vetëm aktivizimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, bëri që pala kosovare ta pranojë ujdinë për targat në Bruksel.

Pala kosovare tashmë është bindur se përfshirja e drejtpërdrejt e ShBA-së në këtë proces është e nevojshme dhe grancë se procesi final mund të këtë sukses.

Politologu Avdi Smajljaj ka thënë për gazetën Nacionale se BE-aj nuk mund të ia dal e vetme në këtë proces.

BE vazhdimisht është dëshmuar si një lehtësues i 'lehte' në procesin e dialogut. Mungesa e një vizioni të qartë të BE-së si të arrihet deri të zgjidhja, sikur ua ka lënë këtë çështje palëve, të cilat e kanë edhe me të vështirë të arrijnë zgjidhje pa shtytjen ndërkombëtare. Mungesa e shtytjes nga BE ka bërë që gjerat të prolongohen e vonohen për shkak të ndryshimit të konteksteve”, ka thënë Smajljaj.

Ai është shprehur i bindur se pa përfshirjen direkte të SHBA-së nuk mund të këtë zgjidhje.

“Pa ShBA-në nuk do të këtë zgjidhje. Praktikisht sikur BE-ja të kryente punën e saj siç duhet, kjo do të lehtësonte punën edhe ShBA. Siç duket, pa një përfshirje direkte, te kryesuar nga ShBA nuk mund te zgjidhen gjerat”, ka thënë ai.

Opozita kërkon përfshirjen amerikane në dialog

Pas vështirësive në çështjen e targave, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar përfshirjen amerikane në proces.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se pa përfshirjen e SHBA-së procesi i Brukselit nuk mund të këtë sukses.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Çitaku ka thënë se çështja e targave ka vërtetuar një gjë të tillë.

Unë e shoh shumë të vështirë pranverën e vitit të ardhshëm pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së. U pa edhe në rastin e fundit, për një çështje shumë më të vogël, siç ishin targat, u desh që ShBA-ja të përfshihej drejtpërdrejt. Janë dy mendësi të ndryshme, ShBA-ja është e orientuar drejt rezultatit, BE-ja është e orientuar drejt procesit. Ndërsa neve na duhen edhe procesi, edhe rezultati” - ka thënë Çitaku.

Sipas Çitakut, përfshirja amerikane në këtë proces do të varet nga serioziteti i palës kosovare.

Intensiteti i përfshirjes amerikane në procesin e dialogut varet nga serioziteti dhe përkushtimi ynë. Vetëm para pak muajve, kryeministri i Kosovës ka thënë se dialogu është prioritet i 7-të. Nëse nuk është për ne prioritet, pse duhet të jetë prioritet për ShBA-në”- ka theksuar zyrtarja e PDK-së.

Ish-kryenegociatori i Kosoës për bisedimet me Serbinë, Sënder Hyseni, ka thënë se ujdia për targat është arritur vetëm pas ndikimit amerikan.

Kushdo që lexon pak politikë mund ta marrë me vend se Kurti mund t`i jetë bërë një lloj ultimatumi, që të heqësh dorë, ose do të përballesh me këto pasoja. Prandaj është lajm i mirë. Përkundër ndjenjës që mund ta ketë Albin Kurti për një far dinjiteti që po flasin ata, unë e përgëzoj se e ka mundur vetveten, dhe i ka përfill ato kërkesa dhe sugjerimet miqësore të SHBA-së” - ka thënë Hyseni në një intervistë për gazetën Nacionale.

Ndër të parët që ka kërkuar përfshirjen direkte të SHBA-së në këtë proces, ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kohë më parë, ai ka kërkuar që administrata amerikane të emëroi një përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Hetojmë një mungesë të prezencës së SHBA-ve në dialog. Mendoj se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialogun me Serbinë. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden”, ka thënë Haradinaj.

Edhe vetë kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar ndikimin amerikan në arritjen e marrëveshjes se fundit. Në një intervistë për Michael Martens, korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung, ai ka treguar disa detaje,

Ndonëse ende nuk është publikuar intervista e plotë, gazetari ka dhënë informacione të rëndësishme.

Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të ngjashme