Intervistë | Hyseni: Kurti e mundi veten për targat, lëshoi pe pas ultimatumit - NACIONALE

Intervistë | Hyseni: Kurti e mundi veten për targat, lëshoi pe pas ultimatumit

1 vit më parë

nga Muhamet Koci

Ish-kryenegociatori i Kosovës, Skënder Hyseni, e ka mirëpritur marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për targat ilegale.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dramën e krijuar për këtë çështje.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hyseni ka thënë Kurti e ka mundur veten në këtë çështje.

Sipas tij, shefi i ekzekutivit ka lëshuar pe pas ultimatumim që ka marrë nga partnerët ndërkombëtar.

Kushdo që lexon pak politikë mund ta marrë me vend se Kurti mund t`i jetë bërë një lloj ultimatumi, që të heqësh dorë, ose do të përballesh me këto pasoja. Prandaj është lajm i mirë. Përkundër ndjenjës që mund ta ketë Albin Kurti për një far dinjiteti që po flasin ata, unë e përgëzoj se e ka mundur vetveten, dhe i ka përfill ato kërkesa dhe sugjerimet miqësore të SHBA-së”, ka thënë Hyseni.

Ajo ka thënë se e gjithë drama e kryeministrit ka mundur të shmanget, nëse kryeministri do të ishte më i vëmendshëm.

Po të ndodhte kjo para dy muajve, ne do ta evitonim gjithë këtë situatë, e cila është për keqardhje në veri të Kosovës. Dhe të cilën politika destruktive serbe e Vuçiqit po e keqpërdor për agjenda të Serbisë. Panevojshëm Qeveria e Kosovës i ka dhënë një alibi të fuqishme, një pretekst të fort Serbisë, që t`i zbatojë politikat e saj dhe të ndërtoj edhe eperësi dimpliamtike në rrafshin ndërkombëtare”, është shprehur Hyseni, duke shtuar se kjo ujdi i hap rrugë marrëveshjes së përgjithshme.

Është lajm i mirë, sepse kjo i hap rrugë punës intensive për një marrëveshje të përgjithshme. Mirëpo, pasojat që ka krijuar ky veprim tërësisht fëmijëror politik i qeverisë në veri, do të marrë pak kohë që të rikuperohen. Në veri e kemi një vakum total politik, administrativ, gjyqësor dhe ligjor”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, kjo çështje ka nxjerr në pah paaftësitë e kryeministrit Kurti.

Nuk kemi thënë asgjë te re, nëse themi se Kurti i mungon totalisht konsistenca në qëndrime. Ai është konsistent vetëm në përpjekjet e tij për ta mashtruar elektoratin, popullin e Kosovës, për t`i paketuar edhe dështimet më të mëdha si suksese. Ndërsa, në qëndrimet politike dhe në lexim adekuat të fenomeneve politike, ai është tërësisht jo konsistent. Sepse udhëhiqet nga egoja e tij, udhëhiqet nga një grusht votash militantësh, e cila i thurin elozhe Kurtit”, ka thënë ai.

Me tej, Hyseni ka thënë se ujdia më të cilën është pajtuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është e njëjta me atë të cilën e ka refuzuar Albin Kurti të hënën.

Marrëveshja është tërësisht e njëjta, me pikë e me presje. Nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që ka ndryshuar është vetëm një shije e keqe që ka lënë sjellja e lidershipit në Kosovë, sidomos karshi BE-së, me një fjalor tërësisht të papranishme. Një retorik dhe deklaratë skajshmërisht dhe të dëmshme për Kosovën”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani qw për disa ditë shpiken armiq për Kosovën.

Në 48 orë në Kosovë nuk kanë bërë asgjë tjetër, as Kurti dhe as kjo zonja presidente, vetëm kanë prodhuar armiq në botë, kanë parë armiq. Domethënë Borrelli armik, Eckobari armik, të gjithë armiq. Të gjithë kundër Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë. Borrelli mund të mos jetë ndonjë dashamirës i flaket i Kosovës, por gjithësisë në pozitën që mban ai, absolutisht nuk i lejohet të marrë anë në një proces jetik për stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, liderët institucionalë të Kosovës mw askush nuk i merr seriozisht.

Unë besoj se nuk do tw kenë pasoja. Sepse kam frikë, dhe ky është problemi kryesor, që askush më nuk e merr seriozisht as çfarë thotë Kurti dhe as çfarë thotë Osmani.”, ka thënë ai.

Propozimi evropian nuk ofron zgjidhje finale

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka komentuar edhe planin që po i ofrohet Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje finale, e i cili po njihet si plan franko-gjerman.

Ai ka bërë me dije se ky plan është vetëm një zgjidhje e ndërmjetme.

Plani evropian që po ofrohet sot për shqyrtim është vetëm një hap i ndërmjetëm. Nuk është zgjidhje finale, është vetëm një hap i ndërmjetëm, sepse nuk mund të këtë zgjidhje finale pa njohje të ndërsjellë”, ka thënë ai.

Ish-kryediplomati i Kosovës ka bërë me dije pranimi i këtij plani është një hap i rëndësishëm.

Mirëpo, ajo që mund të arrihet dhe që është një hap i rëndësishëm përpara, është që me këtë marrëveshje të konstatohet qartë që Kosova dhe Serbia e kanë dijeni, e pranojnë në mënyrë të heshtur ekzistencën e njëra-tjetrës si shtet”, ka thënë ai.

Ai ka treguar për kërkesat që duhet t`i këtë Kosova në këtë fazë të dialogut.

Kosova duhet të sigurohet që nuk ka zbatim të asnjë marrëveshje të veçantë pa marrëveshjen e përgjithshme. Në fund të këtij procesi duhet të sigurohet që asnjëherë nuk ftohet, as Serbia dhe as Kosova në tavolinë bisedimesh për statusin e Kosovës dhe për njohjen”, ka vlerësuar ai.

Madje, sipas tij, Kosova duhet të merr garanca edhe për njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Ajo duhet të sigurohet në këtë marrëveshje është që të këtë deklarata të nënshkruara nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së, të paktën nga 4 venet mosnjohëse, që në rast të nënshkrimin të kësaj marrëveshje ato do ta njohin Kosovën. Nëse kjo sigurohet dhe i hapet rruga Kosovës që pa asnjë pengesë të përfaqësohet në gjithë mekanizmat ndërkombëtar, atëherë është një e arritur e madhe përpara”, ka theksuar Hyseni.

Hyseni ka vlerësuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi kanë përgjegjësi të gjithë anëtaret e BE-së.

Në këtë përpjekje për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, një pjesë të madhe të përgjegjësisë duhet ta marrin edhe vendet e BE-së në mënyrë individuale. Sepse edhe ato janë hisedare, qoftë të stabilitetit, qoftë të destabilteit. Kjo është diçka që mund të bëhet”, ka thënë Hyseni.

LDK-ja po rrëshqet kah një parti komuniste

Skënder Hyseni, i cili ka qenë zyrtar i lartë i LDK-së, ka kritikuar lidershipin e partisë së tij.

Ai ka thënë se reagimi i fundit i LDK-së ndaj tij ka qenë i turpshëm.

Në këtë intervistë, ai ka mohuar se presidenten Vjosa Osmani e ka krahasuar me Millosheviqin.

Një pjesë e njerëzve kam përshtypjen se kanë reaguar pa e dëgjuar çfarë kam thënë. Unë asnjëherë nuk e kam krahasuar zonjën presidente me Millosheviqin, sepse edhe po të donte kjo nuk mund të bëhet si Millosheviqi. Unë e kam vu në fokus të diskursit tim politik fenomenin e krijimit të armiqve pa nevojë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, liderëve të Kosovës nuk iu takon që të shpikin armiq.

Millosheviqi gjatë viteve 90-ta, organizoheshin të ashtuquajturat mitingje të së vërtetës, duke iu mbush mendjen popullit serb qysh krejt bota janë armiq të Serbisë. Madje, edhe Vatikani. Dhe e dimë ku ka përfunduar Millosheviqi. Dhe kam thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka armiq në Bruksel, nuk është e vërtetë që Borrell është armik i Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se reagimi i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten ishte i llojit komunist.

Ajo që me beri përshtypje dhe pak me shqetësoj është rrëshqitja e LDK-së dhe e Lumir Abdixhikut kah një parti komuniste, e cila bën distancime e diferencime”, ka thënë ai.

Sipas tij, reagimi LDK-së përmbante komunizëm ekstrem.

Kaherë nuk kam parë një tekst më të shkurtër që përmban shumë komunizëm ekstrem. Distancim, ftesë mediave që pse po merreni me Skënder Hysenin. Përpjekja për të mbyllur gojën dikujt, domethënë për ta ngulfatur lirinë e fjalës në një vend demokratik. Dhe krejt në fund distancomi”, ka thënë Hyseni.

Me tej, ai ka treguar se në cilën kohë është vepruar në këtë mënyrë,.

Pas demonstratave të vitit 81, komitetet partiake të Lidhjes së Komunistëve të ish-Jugosllavisë e të Kosovës bënin grupe për diferencimin e njerëzve, që nuk pajtoheshin me ta. Ato diferencime përfundonin me burg për këta të diferencuarit dhe të distancuarit. Prandaj, ky Abdixhiku, para se të bënte fiskulltura të tilla duhet të mendojë shumëfish”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se LDK-ja pa e dëgjuare intervistën e tij janë rreshtuar krah Kurtit e Osmanit.

LDK-ja nuk e la lexu dhe dëgju intervistën time, por ka qenë një rreshtim absurd krah Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe të tejrëve. Kjo për mua është shqetësuese. Sepse të le shijen që ajo celula e LV-së brenda LDK-së , që unë kamë thënë se ekziston, është më shumë anti-LDK e pro Vetëvendosjes, se sa LDK”, ka vlerësuar Hyseni.

Ndër të tjera, ish-zyrtari i LDK-së ka thënë se është më LDK se kryetari i partisë.

Unë jam LDK më shumë se Lumir Abdixhiku, ju siguroj. Nuk mund mua më me largu nga partia ime, në të cilën kam lënë 30 vite, një fëmijë që flet pa menduar”, është shprehur ai.

Ai ka treguar se pas reagimit të LDK-së ndaj tij, ka marrë shumë mbështetjen prej aktivistëve të LDK-së.

Sipas tij, partia do të duhej t`i kërkonte falje për atë reagim.

Nuk i ftoj ata që të më kërkojnë fjale edhe pse do të duhej të kërkonin falje. Sepse e kanë bërë një deklaratë të turpshme”, është shprehur Hyseni.

Lajme të ngjashme