Avni Dehari nuk doli nga Kuvendi shkaku i fjalëve të Berishës, tash Kurti thotë "Nuk kisha rast të flas me axhën Avni" - NACIONALE

Avni Dehari nuk doli nga Kuvendi shkaku i fjalëve të Berishës, tash Kurti thotë "Nuk kisha rast të flas me axhën Avni"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes u shpreh se Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë Astritit, ishte larguar nga salla për shkak të fjalëve të deputetit të PDK-së, Hisen Berishës. Por, del se ky nuk ishte në fakt shkaku. Çka thotë tash Tinka Kurti?

Deputete Kurti u shpreh si vijon: “Avni Dehari e lëshoi sallën. Njeriu që ka duruar gjithçka, pafytyrësinë e deputetit Berisha nuk mundi.”

Por, Avni Dehari e mohoi në një prononcim për Nacionalen se ishte largar për këtë shkak.

“Unë e kisha një termin për dorëzimin e librave për bibliotekën e Shtëpisë së Kongresit të Manastirit që po mblidheshin punëtorët e Ramiz Sadrikut në Pejton. Kjo ka qenë arsyeja që kam dalë prej aty,” – u shpreh për Nacionalen z. Dehari.

Deputetja Kurti u pyet nga Nacionale për arsyen pse kishte shkruar atë deklaratë në Facebook.

“Nuk kisha rast të flas me axhën Avni! Për mua vetë situata ishte e padurueshme!” - u përgjigj ajo.

Çka ndodhi?

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, doli në foltore të Kuvendit të Kosovës për të folur mbi rastin Dehari. Ai ngriti pretendime të forta kundër Lëvizjes Vetëvendosje për manipulim të këtyre rasteve, e po ashtu edhe spekuloi për vetëvrasjen e Arbnor Deharit, të vëllait të Astrit Deharit.

Lajme të ngjashme