Korbat, stërvinë: Avni Dehari komenton deklaratat e Berishës - NACIONALE

Korbat, stërvinë: Avni Dehari komenton deklaratat e Berishës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Dehari ka komentuar deklaratat e deputetit të PDK-së Hisen Berisha sa i përket rastit të Astrit Deharit.

Deputeti Avniu e ka quajtur ‘korb’ deputetin Berisha.

S'kam çka të komentoj. Përndryshe, korbat që lëshohen stërvinë. Korbat që si dëgjon askush. Edhe këta le të vazhdojnë deri në fund,”-i tha Dehari Nacionales.

Megjithëkëtë, deputetët e Vetëvendosjes aluduan se Avni Dehari e lëshoi sallën e Kuvendit në momentin kur po flitej për Astritit por Avni Dehari për Nacionalen e mohoi të ketë dalë nga salla e Kuvendit për këtë arsye.

Unë e kisha një termin për dorëzimin e librave për bibliotekën e Shtëpisë së Kongresit të Manastirit që po mblidheshin punëtorët e Ramiz Sadikut në Pjeton. Kjo ka qenë arsyeja që kam dalë prej aty,”- tha Dehari.

Kujtojmë se një debat i ashpër ndodhi në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës në mes të ministres së deputetit të PDK-së, Hisen Berisha e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiut.

Berisha nga karrigia e tij foli për Berisha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka për interes të mos e zbardhë rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

E deklaratat e Berishës kanë ngjallur reagime të ashpra nga ministrja Albulena Haxhiu.

Ajo ka goditur me forcë tavolinën e saj derisa Berisha po fliste dhe po kërkonte përgjegjësi për këtë rast.

Haxhiu është dëgjuar duke bërtitur vazhdimisht “Marre! Marre!”

Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” – ka vazhduar ajo.

Lajme të ngjashme