Vëllai i Astrit Deharit, sinjalizues? Deputeti i PDK-së me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes - NACIONALE

Vëllai i Astrit Deharit, sinjalizues? Deputeti i PDK-së me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka ngritur sot akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me rastin Dehari që u riaktualizua pas zhdukjes së mostrave që u lajmërua në muajin dhjetor. Por, kësaj here ai foli për rastin e vëllait të Astrit Deharit, Arbnorit.

Deputeti Berisha ngriti aludime të forta në foltoren e Kuvendit të Kosovës për rastin e vetëvrasjes së Arbnor Deharit, vëllai i aktivistit Astrit Dehari.

Ai dyshohet se kishte kërvyer nga kati i gjashtë i një ndërtese në lagjen Mati I në Prishtinë më 11 qershor 2014, tri ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

Deputeti Berisha ngriti pretendime edhe për këtë rast.

“Parakusht i dytë (për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit) është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje? Për shkak të ndjeshmërisë, askush s’e ka marrë guximin të flas publikisht, por tani është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit. Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari”. E unë pyes se cili ishte roli i tyre? - u shpreh ai.

Këto fjalë ai i tha derisa ministrja Albulena Haxhiu e godiste tavolinën para saj duke u munduar që ta ndërpriste fjalën e tij. Më pas ajo bërtiti “Marre” dhe “i keni duart me gjak” për rastin e Astrit Deharit.

Lajme të ngjashme