Cilat janë 'dëshmitë' e Sami Kurteshit se LDK e PDK e organizuan rastin Dehari? - NACIONALE

Cilat janë 'dëshmitë' e Sami Kurteshit se LDK e PDK e organizuan rastin Dehari?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme, Sami Kurteshi i Vetëvendosjes shpërtheu në skenë përsëri. Ai ‘prishi’ – për aq sa e prishi – qetësinë e çuditshme të partisë së tij për rastin Dehari duke rikthyer akuzat për vrasje të Astrit Deharit. Çka tha Kurteshi, dhe me çka kishte bërë bujë paraprakisht?

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ tash e sa vjet, riktheu akuzat e forta ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha të cilin e quajti “kriminel” e “vrasës”.

“Ai është kriminel! Ai është vrasës! Dhe e ka vendin në burg,”tha z. Kurteshi për RTV Dukagjinin, duke e nisur interpretimin politik të rastit Dehari.

Më pas, ai vazhdoi duke e lidhur rastin Dehari me një rast tjetër të quajtur “Syri i Popullit”. Dhe se këto dy raste i kishte organizuar Partia Demokratike e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, ai nuk dha prova në lidhje me këto pretendime. Provat e vetme që e dëshmonin pretendimin e tij, sipas Kurteshit, ishin deklaratat publike të eksponetëve të PDK-së e LDK-së në Kuvend e në media.

“Atë që ne kemi dyshu se rastin Dehari dhe rastin Syri i Popullit e kanë organizu PDK-ja, LDK-ja së bashku! Deklaratat publike në Kuvend të Kosovës, në media, dëshmojnë se ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje...” – u shpreh z. Kurteshi.

Për rastin Dehari, ka shkruar edhe para disa ditësh z. Kurteshi, por duke mos u marrë fare me zhdukjen e provave.

Ai praktikisht quajti vrasës një numër të madh vrasësish që sipas tij tani po “vajtonin” e “kritikonin” me korrektësi politike, njerëzore e mediale.

Zhurma e kaluar

Sami Kurteshi bëri bujë dy muaj më parë kur çështje aktuale ishte organizimi i zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Njeriu i Vetëvendosjes në KQZ pati fjalë të mëdha në atë kohë, por që si duket i ka harruar tash. Ai mes tjerash kisthe nënkuptuar se nëse nuk organizoheshin zgjedhjet, Xhelal Sveçla duhej të shkarkohej. Zgjedhjet – siç tashmë e dimë – nuk u organizuan ndërkohë që Sveçla nuk u shkarkua.

“Kujt duhet t’i besojnë qytetarët tash, z. Kurteshi, ambasadorit Hovenier apo Xhelal Sveçlës?”ishte pyetja e gazetares në atë kohë, në lidhje me zgjedhjet. Hovenier kishte kërkuar të shtyheshin zgjedhjet sepse nuk ekzistonin kushtet. Sveçla thoshte se zgjedhjet duhet të mbaheshin sepse ekzistonin kushtet.

Xhelal Sveçlës,”- ishte përgjigjur z. Kurteshi pa u kujtuar se nuk kishte për çka të vendoseshin Sveçla dhe Hovenieri në peshore, sepse kujtohuni që fillimisht tha se mund të krijohesin kushtet. E, nga ‘mania’ për të thënë fjalë të mëdha, tha: “Përndryshe duhet ta shkarkojmë. Kaq.”

Prej asaj kohe, z. Kurteshi e ka mbyllur gojën për këtë çështje dhe nuk ka kërkuar shkarkimin e Sveçlës për moskrijimin e kushteve të sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme