Asia, foshnja e parë e 2023-ës në Manheim me origjinë shqiptare - NACIONALE

Asia, foshnja e parë e 2023-ës në Manheim me origjinë shqiptare

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Foshnja e parë e lindur në Manheim më 2023 është me origjinë shqiptare.

Siç shkruajnë mediat gjermane, fëmija ka lindur para kohe, teksa tani peshon mbi tre kilogramë.

Është interesant fakti se ky nuk është rasti i vetëm.

Një i tillë ka ndodhur në Itali, pikërisht në minutat e parë të vitit 2023.

Në sallën e lindjes në San Giuseppe di Empoli, në orën 02:10 të 1 janarit, lindi Sole.

Kjo e fundit me prindër nga Shqipëria dhe banorë të Larcianos.

Lajme të ngjashme