Gruda me paralajmërim të fortë për Deharin dhe VV-në: Mos guxoni ta mbyllni derën e Kuvendit - NACIONALE

Gruda me paralajmërim të fortë për Deharin dhe VV-në: Mos guxoni ta mbyllni derën e Kuvendit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, mbrëmë ka paralajmëruar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, që sot të mos e mbyll derën e sallës së Kuvendit.

Në emisionin “'Clic” të RTV21, ai ka thënë se deputetët e opozitës sot do të jenë në sallë.

Ai e ka ftuar edhe administron e Kuvendit që të mos i pengojnë deputetes e opozitës.

“Zotit Dehari dhe administratës i them një porosi: mos guxoni me mbyll nesër derën e Kuvendit. Kaq për çka ndodhi, shohim nesër. Ne do ta gjejmë rrugën me e kthy këtë vend në binarë kushtetues”, la thënë Gruda.

Lajme të ngjashme