Arifi për marrëveshjen: Zoti na ndihmoftë - s'ka reciprocitet siç na premtoi Kurti - NACIONALE

Arifi për marrëveshjen: Zoti na ndihmoftë - s'ka reciprocitet siç na premtoi Kurti

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar pranimin e planit franko-gjerman nga pala kosovare dhe ajo serbe.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Arifi ka thënë se nga kjo marrëveshje nuk ka reciprocitet siç ka premtuar Kurti.

Sipas tij, nuk përmendet askund që Serbia do ta ndalë diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.

“Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel. Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë!”, shtoi Arifi.

Lajme të ngjashme