Isa Mustafa: Presidentja Osmani që vetëshitet si juriste le të tregojë nëse pika 7 është konform Kushtetutës
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas pikave të marrëveshjes që u publikuan mbrëmë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai ka kritikuar pranimin e pikës 7, duke thënë se nuk është në përpuethshmëri me Kushtetutën, teksa ka ftuar presidenten Osmani që të tregojë nëse është konform aktit më të lartë juridik të shtetit.
Veç kësaj, ai tha se Asociacioni është diçka tjetër.
"Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.
Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.
Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?
Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër. IM
Neni 7
Pika 7 e propozimit të BE-së, parasheh që Kosova të sigurojë një nivel të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë në disa fusha.
Ky nen parasheh edhe mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Po ashtu, ky nen parasheh edhe zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.” – thuhet në këtë nen.

