3 muaj më pak burgim për Gucatin e Haradinaj: Mbrojtja do të apelojë në Supreme të Speciales - NACIONALE

3 muaj më pak burgim për Gucatin e Haradinaj: Mbrojtja do të apelojë në Supreme të Speciales

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Dhomat e Specializuara kanë ulur sot dënimin me 3 muaj për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, dy ish-drejtues të OVL-së së UÇK-së.

Në ndryshim nga katër vjet e gjysmë që u dënuan në gjyqin e parë, tani ata do të vuajnë katër vjet e tre muaj burg. Nga dënimi i tyre do të hiqet koha e qëndrimit në paraburgim. Këtë e bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues të apelit, Michele Picard.

“Dënimi për Gucatin e Haradinajn të ulet për secilin të ulet nga 3 muaj”, deklaroi sot kryetarja e trupit gjykues.

Pas vendimit, përmes një deklarate për media kanë reaguar avokatët mbrojtës të Gucatit dhe Haradinajt. Në reagimin e tyre, thuhet se edhe pse ende nuk janë shqyrtuar të gjitha detajet e aktgjykimit, vendimi do të apelohet në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më tej, në reagimin e mbrojtjes së ish-drejtuesve të OVL-së së UÇK-së thuhet se ata presing që z.Gucati të vazhdoj të qëndroj në qendren e paraburgimit të Dhomave të Specializuara deri në vendimin e plotfuqishëm nga Gjykata Supreme.

Njoftimi i plotë:

Deklaratë për media lidhur me aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar v Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

2 shkurt 2023

Në emër të Zt. H. Gucati,

Jemi të zhgënjyer me vendimin e panelit të Gjykatës së Apelit.

Nuk kemi arritur akoma të konsiderojmë detajet e vet aktgjykimit por, mund të cekim se do ta apelojmë çështjen më tej në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës sa i takon shkeljeve esenciale të procedurës dhe të ligjit gjatë shqyrtimit kryesor dhe gjatë procedurës në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë ne presim që Zt. Gucati të mbetet në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara deri në vendimin e plotfuqishëm nga Gjykata Supreme.

Ekipi mbrojtës i Zt. Hysni Gucati


Me 9 vjet burgim ishin dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga Dhomat e Specializuara të Hagës muaj më parë.

Vendimi ishte shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i cili ka thënë me veprimet e tyre duke publikuar dosjet në shtatorin e vitit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë rrezikuar sigurinë e dëshmitarëve.

KËTU mund t'o gjeni disa nga konstatimet kryesore të trupit gjykues të Apelit.

Lajme të ngjashme