Albanian Post: Policët nga komunat tjera kosovare zëvendësojnë serbët që hoqën uniformat
Rreth 400 policë serbë hoqën uniformën e Policisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri, ku u pezulluan nga puna drejtori i policisë rajonale të veriut, Nenad Gjuriq.
Policët serbë të larguar nga puna tashmë supozohet të jenë zëvendësuar nga policë të komunave tjera.
Të paktën kështu ka raportuar Albanian Post, duke u thirrur në burimet e veta.
Tutje, siç specifikon mediumi në fjalë, policët do të vazhdojnë të operojnë me turne, deri në zgjidhje të problemit.
Gjithnjë sipas AP-së, masa e qortimit po vazhdon, por kësaj radhe me intensitet më të ulët, shkaku i mospërshkallëzimit të situatës.
