“Amerikani, gjermani, francezi”: Qysh vendosën Kurti dhe Osmani të pranojnë zgjedhje të reja në veri? - NACIONALE

“Amerikani, gjermani, francezi”: Qysh vendosën Kurti dhe Osmani të pranojnë zgjedhje të reja në veri?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë situata rreth e për veriun ka filluar të kristalizohet. Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, e ka bërë një kapërcim të madh, duke pranuar zgjedhje të reja në veri, që ishte edhe kërkesë e Gjermanisë dhe Francës. I gjithë ky kapërcim i Kurtit, erdhi pas një telefonate të vonshme me Jon Finer, zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra ishte amerikani Finer, gjermani Olaf Scholz dhe francezi Emmanuel Macron, që e sollën idenë dhe i bindën kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për zgjedhje të reja në veri.

Në telefonatën e vonshme me amerikanin Finer, Kurti e falënderoi atë për bisedën, duke shtuar se pajtohet për shtensionim. Ai theksoi se ky shtensionim kërkon “ndalim të menjëhershëm të dhunës nga turmat.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna.” – shkroi ai.

Kërkesa franko-gjermane

Ndryshe, që nga dje ka pasur zhvillime të reja rreth veriut të Kosovës, më saktësisht rreth përpjekjes për zgjidhjen dhe shtensionimin e situatës. Përveç presidentes Vjosa Osmani, që paralajmëroi zgjedhje të reja në veri, për këto çështje ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, që ishte pjesë e takimit trepalësh, ku mori pjesë edhe kancelari e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në këtë takim, është shtruar edhe një kërkese e re, të cilën e tregoi Macron duke thënë se Franca e Gjermania u kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në veri.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur.” - deklaroi Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Kujtojmë që rreth zgjedhjeve në veri, ka folur edhe presidentja Osmani gjatë një interviste për RTK-në. Shefja e shtetit, duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri, tregoi se një gjë e tillë ishte kërkesë e Francës dhe Gjermanisë.

"Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja.” - vlerësoi Osmani.

Por ajo ka treguar "kushtin" e saj për shpalljen e zgjedhjeve.

“Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë. Natyrisht, të sigurohet që të drejtat e tyre zbatohen nëpërjmet përfaqësuesve që ata zgjedhin.” - shtoi shefja e shtetit.

Ndërsa, Bashkimi Evropian ishte jashtëzakonisht i “rreptë” dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shtensionimin e situatës. Joseph Borrell, shef i diplomacisë së BE-së që ishte pjesë e takimit të Macronit dhe Scholzit me Osmanin, ka treguar tri kërkesat e ndërkombëtarëve rreth veriut.

“Zgjedhjet të reja në veri menjëherë, garantimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, dhe nisja e punës për themelimin e Asocicionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Dështimi për të bërë këto do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona.” – shkroi Borelll.

Lajme të ngjashme