Zhvillime të reja: Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri - NACIONALE

Zhvillime të reja: Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Zhvillime të reja rreth veriut të Kosovës, më saktësisht rreth përpjekjes për zgjidhjen dhe shtensionimin e situatës. Pas presidentes Vjosa Osmani, ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, që ishte pjesë e takimit trepalësh, ku mori pjesë edhe kancelari e Gjermanisë, Olaf Scholz. Në këtë takim, është shtruar edhe një kërkese e re.

Macron ka treguar se Franca e Gjermania u kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në veri.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur.” - deklaroi Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Këtë kërkesë e ka përmendur edhe presidentja Osmani gjatë një interviste për RTK-në. Shefja e shtetit foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri, duke treguar se një gjë e tillë ishte kërkesë e Francës dhe Gjermanisë.

"Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja.” - vlerësoi Osmani.

Por ajo ka treguar "kushtin" e saj për shpalljen e zgjedhjeve.

“Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë. Natyrisht, të sigurohet që të drejtat e tyre zbatohen nëpërjmet përfaqësuesve që ata zgjedhin”, shtoi shefja e shtetit.

Çka tha tjetër Osmani?

Ajo ka treguar se e ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me Macronin e Scholzin. Sipas zonjës Osmani, në takimin 10-minutësh, u dëshmua që Vuçiq nuk është i interesuar për paqe.

“Në fund të takimit me Presidentin Macron dhe Kancelarin gjerman, ata propozun që të kishte edhe një diskutim jofromal me Presidnetin Vuçiq, natyrisht që në takim ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Dhe pas takimi që ata e kishin trelateralë dhe me Vuçiq, kishim diku një takim me 10 minuta të përbashkët, ku edhe një herë u dëshmua se zotri Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje e as nuk është i interesuar për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në të gjithë rajonin tonë.” – deklaroi ajo në RTK.

Ajo tregoi se çka i kërkoi Vuçiqit.

"Unë para tyre kamë kërkuar nga Vuçiqi që t’i largojë ushtrinë nga kufiri, që ta largojë bandat kriminale nga Kosova që të zbatojë listën e gjatë ë marrëveshjeve që nuk e ka zbatuar, e kam pyetur a ka marrëveshje sipas teje, sepse aj paraqitet para palëve të tjera që kinse i respekton marrëveshjet, por publikisht del dhe thotë nuk do t’i zbatojë." - shtoi ajo.

“Zotri Vuçiqi si zakonisht ankohet dhe bërtet dhe shumë çka tjetër, por është natyra e tij” – vlerësoi Osmani.

Lajme të ngjashme