Osmani paralajmëron zgjedhje të reja në veri: E rëndësishme është që serbët të marrin pjesë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kurdo që të organizohen zgjedhjet e reja në veri duhet të ketë participim.
Osmani pas takimit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës.
“Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja.” – ka deklaruar Osmani.
Presidentja e Kosovës ka thënë se e rëndësishme është që serbët në veri të marrin pjesë në zgjedhje dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë.
“Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë. Natyrisht, të sigurohet që të drejtat e tyre zbatohen nëpërmjet përfaqësuesve që ata zgjedhin.” – ka shtuar Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se në takim me Macron dhe Scholz është biseduar ekskluzivisht për situatën në veri të Kosovës.
Ajo në intervistë ka bërë të ditur se është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka treguar prapaskenat çka ka ndodhur në takim
