Kurti 'stërzbutet' pas bisedës me zëvendësin e Sullivan: Zgjedhje të reja për serbët pas ndalimit të dhunës nga turmat - NACIONALE

Kurti 'stërzbutet' pas bisedës me zëvendësin e Sullivan: Zgjedhje të reja për serbët pas ndalimit të dhunës nga turmat

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Jo me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, por me zëvendësin e tij, Jon Finer, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike për shtensionimin e situatës në veri.

Kurti tha se “e falënderoi” për telefonatën, derisa shtoi se shtensionimi kërkon “ndalim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponzoruara nga Beogradi kundër oficerëve tonë të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”.

BE'ja më e rrepët se kurrë me Kurtin

Bashkimi Evropian ka tri kërkesa “të qarta” të cilat nëse nuk përmbushen “do të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet ton (Të BE’së) me Kosovën”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pas takimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zgjedhjet të reja në veri menjëherë, garantimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, dhe nisja e punës për themelimin e Asocicionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

Dështimi për të bërë këto do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona”, ka thënë Josep Borelll.

Kancelari Federal Gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë kërkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, (pasi nuk takuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin), zgjedhje në komunat e banuara me shumicë serbe pas trazirave që nga e premtja kur qeveria kosovare morri vendim që me forcë t'i instalojë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur pa pjesëmarrjen e serbëve.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur.” - deklaroi Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Edhe Vjosa Osmani, zbehët, tha se këto kanë qenë kërkesat e dy figurave më me peshë në politikën evropiane. "Është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci", tha ajo për RTK-në.

"Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë. Natyrisht, të sigurohet që të drejtat e tyre zbatohen nëpërjmet përfaqësuesve që ata zgjedhin".

Në Samitin e Komunitetin Evropian që po zhvillohej në Kishinau, gjithashtu Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, me të cilin temë të vetme e pati krizën në tri komunat veriore të vendit. Vuçiq thotë se m Borrellin “diskutuam pasojat e sjelljes së papërgegjshme të institucioneve të Prishtinës”.

Zhvillova bisedë të hapur me Josep Borrell rreth situatës komplekse në Kosovë si dhe pasojat për sjelljet e papërgjegjshme të institucioneve të Prishtinës”, ka shkruar Aleksandar Vuçiq në rrjetin e tij në Instagram.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të parët që lajmëruan se veprimet e qeverisë kosovare, që ata i cilësuan si "veprim të dhunshme", për instalimin e tre kryetarëve të rinj me një aparaturë të tërë policore, do të kenë "pasoja në marrëdhëniet e ShBA'së me Kosovën" ku edhe pasuan ndëshkime ndaj Kosovës me përjashtimin nga Defender 2023 si dhe lajmërimin se ShBA do të heq dorë nga mbështetja e Kosovës për shtyrjen para në organizata evropiane dhe ndërkombëtare.

Madje, ShBA as që kishte kërkuar zgjedhje të reja, por vetëm që të gjendeshin objekte alternative për ushtrimin e detyrës nga kryetarët e rinj dhe zhvendosja e njësive speciale policore nga afërsia e objekteve komunale.

Lajme të ngjashme