Akil Gjakovës s`i shqiptohet masa e paraburgimit, gjykata ia ndalon t’i afrohet gruas në distancë të caktuar - NACIONALE

Akil Gjakovës s`i shqiptohet masa e paraburgimit, gjykata ia ndalon t’i afrohet gruas në distancë të caktuar

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj xhudistit Akil Gjakova, i cili dyshohet për veprën penale dhunë në familje.

Në njoftimin e gjykatës është bërë e ditur se të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar bashkëshortes në distancë prej pesëdhjetë.

Në njoftimin jepen edhe detaje tjera, të cilave duhet tët iu përmbahet i pandehuri.

Të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që të njëjtit i është ndaluar për t’iu afruar vendit ku e dëmtuara banon si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë (50) metra, e në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga ana e të pandehurit, gjykata ndaj të njëjtit do të caktojë masën e paraburgimit” është thënë në njoftimin e gjykatës.

Gjykata ka vlerësuar se edhe pala e dëmtuar duhet ta respektojë vendimin e gjykatës.

Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund ta dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, ka bërë me dije gjykata.

Lajme të ngjashme