Ambasadori Hovenier: Kosova të fillojë urgjentisht negociatat për Asociacionin - NACIONALE

Ambasadori Hovenier: Kosova të fillojë urgjentisht negociatat për Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të fillojnë urgentisht negociatat për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këshu ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit,” – raportohet se ka thënë z. Hovenier në një takim me gazetarë.

“Duhet të ketë një propozim për Asociacionin në tryezë,” - raporton REL të ketë thënë ambasadori më pas.

Duhet kujtuar se gjatë të ditës së djeshme edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, e ka bërë një thirrje të ngjashme.

Në anën tjetër, Vetëvendosje përmes një videoje është munduar të përçojë mesazhin se qëndrimi i saj për çështjen e Asociacionit nuk ka ndryshuar.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndërkohë, në një adresim para gazetarëve para dy ditësh, ka pranuar ekzistencën e planit franko-gjerman por ka shtuar se "nuk e ka refuzuar atë":

Sipas tij, ishte Serbia ajo që po e refuzonte por në mënyrë të "maskuar" duke orkestruar tensione në veri të vendit. Duhet të kujtojmë se shumë zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës pas vendimit të Qeverisë që të suspendojë drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriqin.

Lajme të ngjashme