Aktivisti i VV-së zgjidhet Drejtor i Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë - NACIONALE

Aktivisti i VV-së zgjidhet Drejtor i Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Haxhibeqiri, si duket i është shpërblyer mundi dhe aktiviteti partiak pasi ka marrë një detyrë shumë të rëndësishme publike.

Në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka zgjedhur, ai është zgjedhur Drejtor të Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë.

Në vendimin që ka siguruar gazeta Nacionale, MKKRS-ja bazuar për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, javën e kaluar ka shpallur Haxhibeqirin si kandidat më të suksesshëm në këtë konkurs.

Në fotografitë që i ka siguruar gazeta, Haxhibeqiri shihet se ka qenë aktivist i zellshëm i partisë, duke marrë pjesë në shumë aktivitete të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bazuar në këto fotografi, ai shihet se është shumë i afërt me Ministren e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconi, Arbërie Nagavci, e cila është më prejardhje nga komuna e Gjakovës.

Gjithashtu, Haxhibeqiri në rrjete sociale ka postuar fotografi edhe me ministrin Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhibeqiri jo rrallë ka shpërndarë postimet e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Përgjegjësit e Drejtorit të Qendrës për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë janë të përcaktuara me ligj.
Ai do të udhëheq dhe cakton objektivat e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Gjakovë, në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit dhe dizajnon planet vjetore të punës të detajuara për t'i përmbushur këto objektiva.

Ai, po ashtu, menaxhon stafin dhe buxhetin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Gjakovë dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek te varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore që janë relevante.

Sa ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, kishte kritikuar ashpër partitë që ishin në pushtet për punësime të zyrtarëve partiak dhe familjarëve të njerëzve të fuqishëm.

Mirëpo, me ardhjen në pushtet, është duke e ndjekur trendin e partive që dikur kishte kritikuar.

Në shumë konkurse publike shihte se punësohet familje të qeveritarëve aktual dhe aktivistë të LV-së.

Rasti me eklatant ka qenë konkursi në KEK, ku shumica e të punësuarve ishin aktivistë të kësaj partie.

Pas presionit publik dhe nisjes se hetimeve nga prokuroria për këtë konkurs, KEK-u ka anuluar këtë konkurs.

Ditë me parë, Nacionale ka raportuar për punësim në institucione publike të vajzës së zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi dhe vajzës se kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Egzonë Bulliqi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë një kontratë në AKP, të cilën dikur VV premtonte ta shuante tërësisht. Vajza e gjeografit kryetar komune, është emëruar në pozitën e Ofruesit të Shërbimeve në Zyrën e AKP-së në Prishtinë.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se familjarët janë për dasma e jo për institucione publike. “Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

Lajme të ngjashme