Abdixhiku: Qeveria Kurti s'ka parime
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur sërish kritika ndaj qeverisjes Kurti.
Këtë të fundit, i pari i LDK-së e quajti qeveri pa parime, ndërsa shtoi se një e tillë pa parime përveç se nuk do të ketë rezultat, s'ka as përgjegjësi ndaj zgjedhësve të vetë.
Këto deklarime i bëri në një intervtisë dhënë Klan Kosovës, ku komentoi edhe çështjen e dialogut, e për të cilin Abdixhiku tha se duhet gjetur forcë për të kërkuar marrëveshje përfundimtare.
“Ajo nuk ka mbajtur asnjë parim, rrjedhimisht qeveris pa parime. E qeverisja pa parime, përveç se është pa rezultat e kaotike, është edhe pa përgjegjësi ndaj zgjedhësve të vet”.

