A tutni që Amerika mundet me na kthy shpinën? "Kuku për neve" - përgjigje interesante të qytetarëve
Në vazhgën e zhvillimeve në lidhje me qëndrimet përplasëse mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Amerikës në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKS), raportet mes dy vendeve mund të mos jenë në pikën më të mirë të mundshme.
Kemi të bëjmë me atë që njihet si "Marrëveshja e Brukselit", e cila u arrit më 19 prill, 2022, ku përfshihet formimi i AKS-së.
Sipas marrëveshjes në fjalë, asociacioni do të përbënte strukturë të komunave me shumicë serbe si Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi, Graçanica, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti, Ranillugu dhe Parteshi, e që do të nënkuptonte integrimin e serbëve në tërë territorin e Kosovës.
Kompetencat e AKS-së, gjithnjë sipas kësaj marrëveshjeje, do të ushtroheshin kolektivisht dhe do të përfshinin vështrimin në fushat e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë, arsmit, planifikimit urban dhe rural.
Sa i përket strukturës së saj organizative, AKS-ja do të përbëhej nga të njëjtat organe, sikurse asociacioni ekzistues i komunave të Kosovës:
një Asamble
një President
një Këshill
një bord
një administratë
një zyrë për ankesa
Themelimi i këtij asociacioni kërkohet fuqishëm nga aleati kryesor i deritanishëm i Kosovës ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sidoqoftë, për shkak të rezistencës së qeverisë Kurti, është krijuar nëjfarë ndjesie gjenerale në popull se raportet mes dy vendeve mund të mos jenë ashtu siç ishin.
Prandaj, sot dola për t'i pyetur qytetarët, ndër të tjerash, "a tutësh që mundet me na kthy shpinën Amerika?"
Përgjigjet ishin kryesisht se "Amerika nuk na kthen shpinën", derisa disa preferuan fjalë si "kuku për neve" në rast se ndodh diçka e tillë.
"Vallahi, qysh s'jem t'u i ngu po [mundet me na kthy shpinën Amerika]," tha njëri.
Çka mun me ndodhë nëse na kthen shpinën Amerika? Ishte pyetja ime pasusese.
"Kuku për neve," shtoi ai.
Një tjetër, tha "vallahi, asni trohë hiç [nuk tutna]."
Shikoni videon e përgatitur nga unë dhe kameramani Taulant Karaxha më poshtë.
