Vedat Muriqi nesër fillon fazën përgatitore me Lazion - NACIONALE

Vedat Muriqi nesër fillon fazën përgatitore me Lazion

4 vjet më parë

nga Shpend Thaçi

Për Vedat Muriqin sot mbarojnë pushimet. Ai nesër do të udhëtojë së bashku me skuadrën e Lazios për ta nisur fazën përgatitore para fillimit të edicionit të ri në Serie A.

Muriqi deri më tani ka refuzuar të flasë publikisht në mënyrë koncize kur është pyetur rreth të ardhmes së tij. Mirëpo, nuk është sekret të thuhet se Mallorca po përpiqet me çdo kusht që ta ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, pasi u nda e kënaqur me gjashtë muajt sa Muriqi ishte aty në formë huazimi.

Pavarësisht kësaj, për Muriqin klubi spanjoll dhe ai italian akoma nuk e kanë arritur një ujdi. Kjo bën që sulmuesi prizrenas nga nesër të jetë në dispozicion të Sarrit për fazën përgatitore që Lazio do ta zhvillojë në Auronzo di Cadore.

Lajme të ngjashme