Vazhdon “misioni i pamundur”: Nagavci e ndryshon dy herë shkrimin në "Facebook", por i mbeten gabimet drejtshkrimore - NACIONALE

Vazhdon “misioni i pamundur”: Nagavci e ndryshon dy herë shkrimin në "Facebook", por i mbeten gabimet drejtshkrimore

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përsëri nuk ka arritur që të shkruajë një shkrim pa gabime drejtshkrimore në rrjetin “Facebook”, edhe pse e ndryshoi dy herë shkrimin. Kjo nuk është ndonjë risi, sepse ministrja ka bërë gabime edhe në shkrimet e publikuara më parë.

Kësaj radhe, zonja Nagavci e shkroi gabimisht foljen “nevojitet”. E shkroi pa “j”-në e dytë – nevoitet.

Ajo, gjithashtu, e përdori gabimisht si ndajfolje mbiemrin “i vazhdueshëm”. Në fjalorin e gjuhës shqipe nuk ekziston fjala "vazhdueshëm" si ndajfolje e mënyrës.

Nagavci e përdori pa nevojë fjalën e huaj, “evitojmë”, duke pasur mundësi që ta përdorë foljen e gjuhës shqipe, “shmangim”.

Ministrja shkroi një fjalë të panjohur, “mësimdhënënësit”. Ky mund të jetë gabim teknik.

Nagavci ka bërë gabime drejtshkrimore edhe në të kaluarën. Ajo po u bën thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla, por shumica e shkollave ende janë në grevë./Nacionale

Lajme të ngjashme