Nagavci e sakaton prapë gjuhën shqipe, bash kur shkruan për abetaren - NACIONALE

Nagavci e sakaton prapë gjuhën shqipe, bash kur shkruan për abetaren

1 vit më parë

nga Nasuf Abdyli

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë përsëri disa gabime drejtshkrimore në një postim në Facebook, në të cilin ka shkruar për përurimin e abetares së përbashkët. Ministrja Nagavci përdori dje folje të gabuar, shkronjë të madhe në vend të gabuar e presje në vende të gabuara, por nuk vendosi presje në vende të duhura në fjali.

Nagavci përdori presje mes emrit “Gjakova” e foljes “hapi” në një fjali të thjeshtë.

Ajo e shkroi me shkronjë të madhe emrin “vatër”. Emrat e përgjithshëm shkruhen me shkronjë të vogël, kur janë pas dy pikave.

Ministrja nuk përdori presje para dhe pas fjalive përcaktore.

Nagavci e ngatërroi foljen “ndjehem” me foljen “ndihem”, duke shkruar “ndjehesha” në vend të “ndihesha”.

Zonja Nagavci bën gabime drejtshkrimore shumë shpesh. Gazeta “Nacionale” e ka theksuar këtë problem në muajin gusht. Gabime drejtshkrimore shihen në pothuajse të gjitha postimet e ministres në Facebook.

Lajme të ngjashme