Uk Lushi takohet me kongresmenin Lawler, ky i fundit shqiptarëve të Kosovës ua uron 17 shkurtin (VIDEO)
Publicisti kosovar që jeton e vepron në ShBA dhe ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi është takuar me kongresmenin amerikan Lawler.
Këtë e konfirmoi vet Lushi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", duke thënë se ka qenë i impresionuar me energjinë dhe dedikimin e tij për Distriktin 17 në ShBA.
"Një takim i mrekullueshëm me Kongresistin amerikan Lawler sot. Isha i impresionuar me energjinë dhe dedikimin e tij për Distriktin 17 dhe Amerikën. Kongresmeni Michael Lawler me rastin e festës së Pavarësisë shtetit dhe popullit të Kosovës u dërgoi mesazhin në videon më poshtë", shkroi mes tjerash ai.
Më poshtë edhe video-adresimi i Lawler.
