U hyri pazarave me AAK-në, PDK në Klinë shkarkon nënkryetarin e degës
Dega e PDK-së në Klinë ka shkarkuar Enver Berishën nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë.
Kjo për shkak se, ky i fundit dyshohet të ketë hyrë në pazare me AAK-në për të përfituar pozita udhëheqëse.
Gjithnjë sipas komunikatës së kësaj dege, Berisha ka të drejtë të zhvillojë negociata, por jo nën petkun e pozitave të "forta" që mbante në Partinë Demokratike në Klinë.
“Pas një debati të gjatë dhe analize të hollësishme, kryesia e Degës së PDK-së në Klinë vendosi që të shkarkoi Enver Berishën nga pozitat udhëheqëse të Degës për arsye se i njëjti kohëve të fundit është futur në negociata e pazare me partinë në pushtet(AAK) për të përfituar personalisht dhe familjarisht pozita udhëheqëse në qeverisjen lokale”, thuhej ndër të tjerash në komunikatë.
