Tërmet në Shqipëri - NACIONALE

Tërmet në Shqipëri

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një tërmet me fuqi prej 3.7 shkallë të Rihterit ka ndodhur në Shqipëri në orën 21:18.

I njëjti raportohet të jetë regjistruar me epiqendër 5 km në perëndim të Librazhdit dhe 18 km në verilindje të Elbasanit.

Kujtojmë se para pak ditësh një i tillë, por me magnitudë më të vogël, ishte regjistruar edhe në Kosovë.

Tërmeti në Kosovë, epiqendrën e kishte në Istog.

Gjithashtu, rikthejmë në krye faktin se sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, vendi ynë po ashtu është zonë aktive e tërmeteve.

Megjithatë, Kosova nuk gjendet në listën e vendeve me zonë shumë aktive, siç janë Greqia, Italia, Shqipëria e të tjera.

Lajme të ngjashme