Smithi që 'shkundi' politikën kosovare, tash po 'shkund' politikën amerikane: Fton zyrtarë nga dy shtete tjera në rastet e Trumpit
Prokurori special amerikan Jack Smith ka lëshuar një fletëthirrje për Sekretarin e Shtetit të Georgias Brad Raffenspergerin dhe për autoritetet në Clark County të Nevadas sipas The Washington Post.
Kjo bën që numri i shteteve që janë thirrur nga ish kryeprokurori i Gjykatës Speciale të shkojë në gjashtë.
The Post duke cituar një kopje të këtyre thirrjeve, tha që ata që ishin ftuar si dëshmitarë duhej të paraqiteshin para jurisë së madhe.
Smith më herët kishte ftuar për të dëshmuar zyrtarë lokalë nga Arizona, Michigani, Pensilvania dhe Wisconsini, duke i kërkuar komunikimet që kishin pasur me ish presidentin Donald Trump, fushatën, këshilltarët dhe aleatët e tij.
Jack Smith ishte vlerësuar se po vepronte shumë shpejt në hetimet kriminale kundër ish presidentit Donald Trump për trazirat e përgjakshme të 6 janarit 2021 dhe për dokumentet e klasifikuara që i ishin gjetur në resortin e tij në Mar-a-lago.
