Shoku i klasës i habitur: Qysh mbërriti Jack Smithi nga rezervisti i futbollit në Liverpool te hetimi i Trumpit e Thaçit - NACIONALE

Shoku i klasës i habitur: Qysh mbërriti Jack Smithi nga rezervisti i futbollit në Liverpool te hetimi i Trumpit e Thaçit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Scott Hansoni po shikonte lajmet kur e kuptoi se shoku i tij i vjetër nga shkolla e mesme në Liverpool ishte bërë i famshëm.

Ky artikull flet për Jack Smithin, pikërisht ish Kryeprokurorin e Gjykatës Speciale në Hagë që po mban në paraburgim Hashim Thaçin dhe liderët e tjerë të UÇK-së.

“Ata thanë, “Jack Smithi,” dhe unë mendova me vete, t’i heqësh mjekrrën dhe mrrolat ai përnjëmend është Jack Smithi!” – u shpreh Hanson për Syracuse.com.

Hansoni me John L. “Jack” Smithin kishin marrë diplomën nga Shkolla e Mesme në Liverpool në vitin 1987. Në fund të muajit të kaluar, Kryeprokurori amerikan Merrick Garland e caktoi Smithin si prokuror special për të hetuar ish presidentin Donald Trump.

Shumë prej miqëve të Smithit kishin refuzuar të flisnin për të. Ata janë krenarë me të, por gjithçka mund të keqkuptohet kur futesh në zonën e presidentit.

Edhe një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë refuzoi të komentonte për Smithin.

Hansoni nuk ka folur me Smithin qe një kohë të gjatë, por të dy kishin qenë shokë në futboll por edhe në fitnes.

Edhe Hansoni por edhe Smithi kishin qenë anësorë defanzivë në ekipin e shkollës së mesme. Smithi ishte i gjatë e thatanik që rrinte në bankë si rezervist më shumë se sa që luante. Por, ishte aty në çdo seancë stërvitore, tha Hansoni.

Më tej, Hanson tha që Smithi ishte optimist e qesharak por jo një student aq serioz gjatë kohës së shkollës së mesme. “Notat e Smithit ishin të mira, por jo fantastike.” – ishte shprehur ai, duke treguar që s’ia merrte mendja askujt që ai do të shkonte në Harvard.

Ai është shprehur që e ka parë Smithin për herë të fundit kur ishte emëruar prokuror special në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Aty ai do të niste edhe përndjekjen e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe prijësve tjerë të luftës së UÇK-së.

Cili ishte reagimi i ish presidentit Donald Trump pas emërimit të Smithit?

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka qëndruar i heshtur mbi këtë zhvillim. Ai ka bërë postime mjaft të ashpra dhe madje edhe e ka etiketuar çuditshëm Smithin.

“Sondazhet flasin fort, veçanërisht pas njoftimit të së enjtes (shpalljes së kandidaturës), prandaj edhe emërimi i një Prokurori radikal të majtë, që është krejtësisht i kontrolluar nga Presidenti Obama dhe ish Prokurori Gjeneral i tij Erik Holder. Kjo s’është drejtësi, kjo është një tjetër gjueti shtrigash, dhe bile shumë e rrezikshme! Kurrqysh nuk duhet lejuar që ky mashtrim të ecë përpara!”- u shpreh Trump.

Në fakt, nuk ka asnjë fakt që lidh Jack Smithin me majtizmin ekstrem e as që thotë se ai është i kontrolluar nga ish presidenti amerikan Barack Obama.

Por, Trump shkoi edhe më larg duke i inkurajuar republikanët që ta luftonin vendimin për emërimin e Smithit që për mendimin e tij ishte “tmerrues”.

E, atij i erdhi në ndihmë për të sulmuar Smithin dhe punën që do të bëjë edhe i biri i tij, Eriku.

“Interesant që dy ditë pasi babai im njoftoi se do të garojë për president, dhe një ditë pasi Kongresi nis hetimet ndaj korrupsionit të familjes Biden, Bideni (kundër-kandidati i mundshëm) njofton këshilltarin special për ta përndjekur atë. Ky është komunizëm. Por, jam i sigurt që s’ishte e planifikuar... korrupsioni politik i amerikës në më të mirën e tij!” – shkroi Eric Trump në llogarinë e tij në njëjtin rrjet social.

Lajme të ngjashme