Mueller ishte bërë mes njerëzve më të famshëm në Amerikë: Pse Jack Smith-i që ndiqte Thaçin mund të dallojë prej tij? - NACIONALE

Mueller ishte bërë mes njerëzve më të famshëm në Amerikë: Pse Jack Smith-i që ndiqte Thaçin mund të dallojë prej tij?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, e ka emëruar prokurorin Jack Smith si hetues speical për dy hetime të Departamentit të Drejtësisë që e përfshijnë ish-presidentin Donald Trump, thuhet në një deklaratë të tij të premten. Smith ishte hiç më pak se Kryeprokuror në Gjykatën Speciale, që po ndjek Thaçin dhe liderët tjerë të UÇK-së në atë që gjithnjë e më shumë po konsiderohet si gjykim politik. Por, a do të bëhet ai po aq i rëndësishëm sa Robert Mueller, që ishte bërë mes njerëzve më të famshëm në politikën amerikane vitet e kaluara?

Njoftimi i djeshëm është zhvillim i rëndësishëm që e nënvizon seriozitetin e hetimeve ndaj Trumpit – një për përpjekjen e tij për ta rrëzuar fitoren e Bidenit në zgjedhje më 2020, tjetri për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, shkruan Vox, përcjell Nacionale.

Është e paqartë nëse ky vendim do të ndryshojë shumë gjëra për këto hetime, të cilat tashmë ishin duke ecur në mënyrë goxha energjike. Që do të thotë: nuk ka të bëjë me emërimin e një prokurori të ri e të ashpër për t’u ballafaquar me Trumpin. Është më shumë një përpjekje për ta zbutur frikën që vendimmarrja e Departamentit të Drejtësisë do të drejtohet nga politika.

Në njoftim, kryeprokurori Garland i përmendi nisjen e fushatës presidenciale nga Trumpi këtë javë dhe komentet e Bidenit se, me gjasë, do të garoj përsëri si faktorë që kanë ndikuar në vendimin e tij për të emëruar një hetues special.

Smith-i është prokuror i karrierës, i cili e ka udhëhequr sektorin për integritet publik të Departamentit të Drejtësisë para se të largohej nga ky institucion më 2017. Pas largimit të tij, ai qe emëruar kryeprokuror për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Ai ende ndodhet jashtë vendit dhe nuk u shfaq në konferencën e Garland-it.

Një hetues special vepron jashtë zinxhirit të rëndomtë të Departamentit të Drejtësisë dhe, në teori, është më i mbrojtur nga presioni për t’i zbatuar urdhrat e shefave të Departamentit të Drejtësisë. Për në tepër, sipas rregullave, hetuesi special mund të shkarkohet vetëm “me kauzë të mirë”.

Sidoqoftë, hetuesi special nuk është veprues vërtet i pavarur. Kryeprokurori përsëri mund ta shfuqizojë secilin vendim të tij – edhe pse do të duhej ta njoftonte Kongresin se ka bërë një gjë të tillë. Në praktikë, kjo do të thotë se çfarëdo vendimi për aktakuza të mundshme ndaj Trumpit ose të tjerëve prapëseprapë do të rishikoheshin nga Garland-i.

Mos prisni që Jack Smith-i të jetë Robert Mueller

Krahasimi i qartë i emërimit të Smith-it është hetuesi i fundit special që e hetoi Trumpin: Robert Bueller. Sidoqoftë, ky emërim duket ndryshe në disa mënyrë të rëndësishme.

E para: Mueller-i ishte emëruar hetues special për të marrë përsipër një hetim që e kërcënonte presidentin në pushtet – emërimi i tij kishte për qëllim që ta dërgonte mesazhin se lidhjet e Trumpit me Rusinë do të hetoheshin vërtet me energji, edhe pse Departamenti i Drejësisë udhëhiqej nga të emëruarit e Trumpit.

Këtu, shkaktarët janë, në thelb, të kundërt. Emërimi i Smith-it ka për qëllim që t’i qetësojë shqetësimet se ndonjë vendim përfundimtar për atë nëse ndaj Trumpit do të ngrihet aktakuzë, mund të drejtohet nga politika e jo nga ligji.

Mueller-i gjithashtu e kishte ndërtuar ekipin e vet për ta zgjeruar shumë hetimin ekzistues të FBI-së për lidhjet e Trumpit me Rusinë dhe kishte punuar në të për gati dy vjet. Nuk është e qartë nëse Smith-i do t’i ndryshojë gjërat kaq shumë – ose nëse kjo do të marrë kaq shumë kohë.

Lajme të ngjashme