Peci s’voton në referendum: S’kam pse, saherë që kam kandiduar kam fituar - NACIONALE

Peci s’voton në referendum: S’kam pse, saherë që kam kandiduar kam fituar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar që nuk ka dalur në referndum të votojë as kundër shkarkimit të vetes, për çka tha se “nuk po e shoh të arsyeshne ne dal kundër vetes”.

“Në ora 7:00 të mëngjesit të gjitha qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur. Deri tani gjithçka është duke shkuar në rregull. Jo nuk kam votuar dhe nuk do të votoj për arsye se Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë dhe nuk po e shoh të arsyeshme me dalë kundër vetes. Sigurisht që ata i kanë arsyet e veta dhe nuk kanë dalë. Çdoherë kur kam kandiduar kam fituar. Shpresoj se nëse kandidoj prapë do të fitoj”, tha ai, siç e citoi KosovaPress.

Lajme të ngjashme