Bojkoti i referendumit nga serbët “shkarkim plebishitar” i kryetarëve në veri, thotë Lutfi Haziri - NACIONALE

Bojkoti i referendumit nga serbët “shkarkim plebishitar” i kryetarëve në veri, thotë Lutfi Haziri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bojkotimin e referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe nga banorët shumicë lokalë, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka quajtur në fakt “shkarkim plebishitar”.

Bojkoti i këtij procesi “duhet të jetë shqetësim shumë i madh” për Qeverinë e Kosovës, ka pohuar Haziri,

Postimi i plotë:

Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.

Ky është "shkarkim plebishitar" i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.

Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.

Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!

Lajme të ngjashme