Shpërthimi në Zhur ku vdiq polici: Apeli vërteton dënimin me nga 12 vjet për dy të akuzuarit - NACIONALE

Shpërthimi në Zhur ku vdiq polici: Apeli vërteton dënimin me nga 12 vjet për dy të akuzuarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin Iran Badalli dhe Arben Gashi ishin dënuar me dënim unik me nga 12 vjet burgim (secili veç e veç) lidhur me akuzën për shpërthimin në Zhur, ku si pasojë kishte vdekur polici S.Th.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli ngarkoheshin se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, kurse të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi i Themelores është shpallur më 19 shtator 2023. Ndaj tij, ankesë kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Prizren dhe mbrojtja e dy të akuzuarve.

Prokuroria parashtroi ankesë për shkak të vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarve t’iu shqiptohet dënim më i ashpër.

Kurse, mbrojtësit e të akuzuarit Badalli, avokatët Ermira Gavazaj-Gashi dhe Valdrin Gashi, kanë bërë ankesë për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i mbrojturi i tyre të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Lajme të ngjashme