Shërbimi Korrektues i Kosovës bastis qendrat me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave kanë realizuar bastisje të dhomave dhe të gjitha hapësirave të përbashkëta.
SHKK-ja përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se qëllimi i gjithë kësaj është ruajtja e rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se në prag të festave të fundvitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit gjatë kësaj jave ka realizuar bastisje të dhomave dhe të të gjitha hapësirave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Sipas SHKK-së, në disa qendra bastisjet janë realizuar në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës.
