SHBA po i dërgon Ukrainës paketën më të madhe të armëve deri më tani, ja çfarë ka në të
Shtetet e Bashkuara premtuan sot t'i dërgojnë Ukrainës një paketë të re armësh dhe pajisjesh ushtarake me vlerë një miliard dollarë.
Paketa e re e armëve do të përfshijë raketa të fuqishëm HIMARS, mijëra predha artilerie, mortaja, raketa antitank dore Javelin dhe municione dhe pajisje të tjera.
"Kam miratuar paketën më të madhe të armëve amerikane për Ukrainën deri më tani"
Kështu, vlera e armëve dhe pajisjeve që Amerika ka dërguar ose do të dërgojë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus arriti në 9.1 miliardë dollarë.
"Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj nga fillimi i sulmit të paprovokuar dhe brutal ndaj Ukrainës. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë qytete dhe fshatra ukrainase. Presidenti Biden ka deklaruar qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas në mbrojtjen e tyre kundër agresionit rus, sado kohë të duhet”, tha sot kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken.
"Si pjesë e kësaj përpjekjeje, sot, me miratimin e Presidentit Biden, unë miratova paketën më të madhe ndonjëherë të armëve dhe pajisjeve ushtarake amerikane për Ukrainën", tha Blinken. /Nacionale/
