Rroni pretendon se i dha "Mat" Escobarit: Pse po kërkon 10 muaj për targa kur marrëveshja është çështje javësh?
Rron Gjinovci vazhdon të mos pajtohet me deklaratat e emisarit Gabriel Escobar.
Përderisa pak më herët kishte bërë një status ku ironikisht pyeti Zëvendës-Ndihmës Sekretarin nëse do që krejt Kosovën t'ia lëshojmë Vuçiqit.
Tani ai ka ardhur me një tjetër, ku pretendon se e ka zënë "ngushtë" përfaqësuesin amerikan.
"Diçka nuk është në rregull me deklaratat e Escobarit. Në njërën anë kërkon shtyerje për 10 muaj për targa, kurse në anën tjetër deklaron se marrëveshja është çështje javësh", shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
