Policia publikoi foton e tri grave, ironizon Olluri: E kanë konfirmuar që s'janë të biznesmenëve a politikanëve të fuqishëm
Një tjetër reagim ndaj publikimit të Policisë së Kosovës lidhur me tri gratë e dyshuara për vjedhjen e një telefoni, ani pse duhet thënë faktin që njëra prej tyre vetëm ka qëlluar në radhën blerëse.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", gazetari Parim Olluri ka ironizuar, duke shtuar se me gjasë policia e ka konfirmuar që nuk janë gratë e biznesmenëve apo politikanëve të fuqishëm.
"Një Samsung paska humb në këtë lokal. Policia e Kosovës e ka postuar në faqen zyrtare një foto ku shihen tri gra. Janë ende vetëm të dyshuara. Por, kjo nuk e ka penguar Policinë e Kosovës që të publikoj fotot e tyre dhe t'i portretizoj si hajnesha në publik", shkroi ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
