Po rrëzonte ndërtesa në Gaza, vdes nga shembja kontraktori i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit
Një kontraktor civil i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit e humbi jetën nga shembja e një ndërtese në Rripin e Gazës të mërkurën, njoftoi ushtria izraelite.
Kontraktori, i identifikuar si Raad Abu al-Qi’an, nga Hura, ishte punësuar nga një kompani civile që po kryen shembje në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Gjatë punës së shembjes, një strukturë u rrëzua mbi Abu al-Qi’an përderisa ishte duke operuar me makineri të rëndë, duke e lënë të vdekur.
Ushtria izraelite tha se familja e tij është njoftuar për incidentin, i cili u përshkrua si “aksident operacional”, dhe se ushtria e Ministria e Mbrojtjes “e ndajnë pikëllimin e familjes”.