Abdixhiku i “dorëzohet” Kurtit, Hamza dhe Gjini refuzojnë nënshtrimin
Lideri i VV-së, Albin Kurti, nesër do ta nis raundin e dytë të takimeve konsultative për formimin e institucioneve me liderët e partive parlamentare. Nuk duhet se sa i suksesshëm do të jetë ky raund, meqenëse ftesa e tij është refuzuar nga dy parti opozitare.
Kryetari i LDK-së, Lumit Abdixhiku, është lideri i vetëm opozitarë që ka pranuar ftesën për takim me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Ai nesër në ora 18:00 do të takohet me të parin e VV-së në ambientet e Kuvendit.
Nuk dihet nëse sërish me vete do ta marrë ish-presidenten Vjosa Osmani.
Deri me tani LDK-ja nuk ka treguar se kush do ta shoqërojë Abdixhikun në takim me liderin e VV-së.
Ndryshe nga Abdixhiku, dy liderët tjerë opozitarë, Bedri Hamza dhe Aridan Gjini kanë refuzuar ftesën e Albin Kurtit.
Në letrat që ia kanë dërguar kreut të VV-së ata kanë treguar arsyet e refuzimit të ftesës.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se në rrethanat aktuale parti e tij do të mbetet në opozitë.
“Duke ju referuar takimit të parë 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikofimroj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në pozitë”, thuhet në letrën e Hamzës.
Tutje, Hamza ka vlerësuar se pret që Kurti të pajtohet me partitë tjera parlamentare për formimin e institucioneve të reja.
“Presim që ju, në përputhke me përdjegtë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përafruara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, është thënë në letër.
Kurse, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se kjo parti ka treguar pesë pikat e saj.
Sipas tij, Aleanca nuk sheh ndonjë arsyeje për tu takua me liderin e VV-së.
“Ne kemi vendosur gjashtë pika që besojmë se janë interes jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj, ndërkohë nuk kemi marrë asnjë përgjigje direkte ose indirekte për to. Prandaj Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, është thënë në përgjigjen e Gjinit.
Kjo është ftesa e dytë që Kurti ua dërgon liderëve të partive opozitare pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ftesën e parë e kishte bërë në fillim të muajit korrik.
Aso kohe pozitivisht ftesës iu kishin përgjigjur lideri i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ftesën e parë e kishte refuzuar vetëm kryetar i Aleancës, Ardian Gjini.