Bisedimet VV – LDK “ende në fazën fillestare,” thotë Lushaku-Sadriu
Jehona Lushaku Sadriu e Lidhjes Demokratike të Kosovës mohoi të jetë kompletuar ndonjë marrëveshje me partinë Vetëvendosje për çështjen e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
Bisedimet, tha ajo, janë ende “në fazën fillestare.”
“Në këtë fazë nuk kemi kërkesë. Kërkesa jonë tani ka të bëjë me formimin e presidentit, meqë aty jemi si parti politike që kërkojmë ose kemi peshën e votës dhe kërkohen votat tona për përbërjen e presidentit.
Nëse kjo na çon te diskutimi edhe për qeverinë, pastaj do të diskutojmë”, u shpreh ajo në “DPT te Fidani” në Klan Kosova