Pjesa e fjalimit të Kurtit ku u bënë thirrje vartësve të tij që mos t'u përgjigjen mediave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është treguar goxha i ashpër në një paralajmërim për vartësit e tij.
Bëhet fjalë për momentin kur u tha që mos të deklarohen për media. Madje, i pari i ekzekutivit tha se të njëjtën praktikë do ta bëjë vet, kurse paralajmëroi ministrat e bashkëpartiakët që këtë gjë nuk do ta përsërisë më.
Tutje vazhdoi me faktin se nuk është ai në pozitë që të komentojë gjithçka sepse ajo prish punë.
"E pra një gjë po e them sot dhe mbase nuk do të duhet ta përsëris më: çdo komunikim i imi për media, si kryeministër, do të jetë vetëm në kuadër të interesit të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Çdo komunikim i imi për media, si kryetar i Lëvizjes, do të jetë vetëm në kuadër të interesit të Lëvizjes dhe asgjë tjetër. Nuk jam unë në pozitë që të them çdo mendim që kam dhe të komentoj gjithçka, sepse ajo prishë punë. Madje i këshilloj gjithë vartësit e mi, të ndjekin të njëjtin parim. Duhet ta ulim pak këtë zhurmën e spektaklit, dhe të komentimit për komentimet pambarim për gjithçka, sepse vetëm ashtu do të mund të dëgjojmë më mirë njëri-tjetrin dhe të lidhemi bashkë", tha ndër të tjerash Kurti.
