Parlamenti i Ukrainës për herë të parë pretendohet se njohu rangun zyrtar të Presidentes së Kosovës
Hera e parë që një institucion i lartë ukrainas njeh rangun zyrtar të Kosovës.
Gjatë Forumit “Gratë, paqe dhe siguri”, që u mbajt këto dy ditë në Prishtinë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një medalje për gratë e Ukrainës.
Parlamenti ukrainas ka shkruar rreth kësaj ngjarje, duke thënë se gratë ukrainase kanë marrë këtë medalje për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit.
“Kjo është një medalje për të gjitha femrat ukrainase. Ata shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë”, tha Yevgenia Kravchuk deputete nga Ukraina.

Këtij lajmi iu gëzua edhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu.
Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" shpërndau statusin e deputetes të publikuar në faqen e Kuvendit të Ukrainës.