Pamje të frikshme nga Italia: Një person shihet i ngujuar nën urë, vetura të bartura nga balta
Rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve të dendura të shiut kanë ndodhur në ishullin italian, Ischia, afër Napolit. Në pamjet e publikuara në internet shihen pasojat e konsiderueshme të motit të lig.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, një person shihet i zhytur pjesërisht në ujë e baltë, që kishte mbetur i ngujuar nën një urë.
Vetura të bartura e të dëmtuara nga balta shihen në pjesë të tjera të këtij ishulli.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Italisë, Matteo Salvini, ka konfirmuar se tetë persona kanë vdekur. Thuhet se disa të tjerë janë të zhdukur ose kanë mbetur të ngujuar për shkak të bllokimi të rrugëve nga balta.
