Pamje: Medon Berisha i Kosovës U21 shkëlqen në ndeshjen e parë miqësore me Leccen - NACIONALE

Pamje: Medon Berisha i Kosovës U21 shkëlqen në ndeshjen e parë miqësore me Leccen

4 vjet më parë

nga Shpend Thaçi

Medon Berisha është ftuar për t'iu bashkuar skuadrës së parë të Lecces në fazën përgatitore.

Mesfushori kreativ 18-vjeç kosovar, i cili së fundi pranoi ftesën e Kosovës U21, ka filluar të adaptohet në futbollin italian, pasi u transferua nga Young Boys gjatë shkurtit.

Sot, Lecce zhvilloi ndeshjen e parë miqësore kundër Postal në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Serie A, të cilën e fitoi me rezultat 14:1.

Medon Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shkëlqeu. Ai në minutën e 59-të dribloi dy kundërshtarë, për ta dhuruar një asist të mirë për bashkëlojtarin e tij, Rodriguez, i cili çoi rezultatin në 10:1.

Ndërkaq, pak më vonë, gjegjësisht në minutën e 67-të të ndeshjes, Berisha shënoi golin e parë të tij në ndeshje dhe të 11-tin për skuadrën e tij.

Medoni do të jetë pjesë e skuadrës së parë edhe për miqësoret tjera që Lecce do t'i luajë gjatë ditëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme