Një burrë gjendet pa ndjenja pasi hajnat e sulmuan dhe e grabitën shtëpinë e tij në Gjilan - NACIONALE

Një burrë gjendet pa ndjenja pasi hajnat e sulmuan dhe e grabitën shtëpinë e tij në Gjilan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Gjilan, pasi dyshohet se persona të panjohur i shkaktuan lëndime dhe kryen grabitje.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet se çka është vjedhur.

Raporti i plotë:

GRABITJE

Gjilan 09.07.2023-03:58. Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lajme të ngjashme