Familjarët rrahen mes vete për shkak të problemeve me pronë në Gjakovë - NACIONALE

Familjarët rrahen mes vete për shkak të problemeve me pronë në Gjakovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi u rrahën mes vete për shkak të një problemi pronësor.

Sipas policisë, të arrestuari janë familjar mes vete dhe deri të rrahja ka ardhë si pasojë e një kontestit pronësor.

Dy të dyshuarit janë trajtuar në spital pasi kanë pësuar lëndime trupore.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPORË

Gjakovë 09.07.2023-23:15 Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( familjar në mes veti) pasi të njëjtit si pasoj e një kontesti pronësorë ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme