Nisin reagimet ndaj Kurtit: Ekonomisti i njohur e cilëson si të pasaktë dhe tendencioz shkrimin për ekonomi - NACIONALE

Nisin reagimet ndaj Kurtit: Ekonomisti i njohur e cilëson si të pasaktë dhe tendencioz shkrimin për ekonomi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi e ka komentuar postimin e kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundit, pretendon se është shënuar progres ekonomik.

Rukiqi përmes një reagimi në Facebook, e ka cilësuar si “pasaktësi” dhe “interpretim tendencioz” publikimin e këtyre të dhënave nga Qeveria.

Ai mes tjerash ka bërë edhe tri komente për këtë postim, të cilat i gjeni më poshtë:

1) Qarkullimi i bizneseve eshte rritur, jo si rezultat i rritjes se fuqise blerese apo ndonje performance me te mire ekonomike. Rritja e qarkullimit, eshte rezultat i inflacionit (ne shumicen e produkteve, rritja e çmimeve eshre mbi 20%);

2) “Vendet e reja te punes”, jane formalizim i vendeve te punes, te cilat kane ekzistuar si vende pune, pra nuk jane vende te reja te punes, si rezultat i ndonje investimi apo rritje e bizneseve ekstistuese;

3) Eksporti eshte rritur nga kompanite private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thote qe ka ndermarre ndonje mase apo politike te vetme qe ka ndikuar ne kete performance te eksportit. Minimalisht çka duhet te bej Kryeministri, eshte te vizitoj dhe te ju jep perkrahje simbolike, atyre qe sot jane mbi 25% e eksportit te Kosoves, perkatesisht kompanise “Devolli Corporation” , po edhe kompanive tjera qe me shume mund kane arritur nje pozicionim ne tregjet globale.

3 komente, pa u thelluar ne pasaktesine dhe interpretimin tendencioz te dhenave nga Qeveria: 1) Qarkullimi i bizneseve...

Posted by Berat Rukiqi on Saturday, October 8, 2022

Theksojmë se në postimin e Kurtit, përmenden vende të reja të punës,15 mijë vetëm prej janarit deri në gusht, rritje e eksporteve, investime të huaja, ndihma për bizneset e qytetarët.

Sidoqoftë, ky shkrim nuk u ka pëlqyer shumë as qytetarëve që përdorin Facebook-un, të cilët i kanë reaguar me komente në postimin e tij.

Lajme të ngjashme