‘Lej rrenat’, ‘Je bo i tepërt’: Shumë anëtarë të popullit irritohen nga fjalët e Kurtit për progresin ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një shkrim të gjatë të publikuar pasditen e së shtunës pretendoi se vendi ka shënuar progres ekonomik.
Në postimin e Kurtit, përmenden vende të reja të punës, 15 mijë vetëm prej janarit deri në gusht, rritje e eksporteve, investime të huaja, ndihma për bizneset e qytetarët.
Por siç duket, disa prej këtyre të fundit s’e kanë pritur aq mirë këtë shkrim të Kurtit, të cilit, edhe nuk po i besojnë.
Shumica e komenteve nga përdoruesit e Facebook-ut, në postimin e kryeministrit Kurti kanë qenë të tilla si “lej rrenat” dhe “je bo i tepërt”.

“Kryeminister nuk e di çfarë lapsi ke ti që po ta qet llogarinë aq për qejfi tënd kur po thua rritje ekonomike kur popullaten ne këtë vit e ke më të varfur se në kohën e luftës e sidomos këtë shtresën e varfur (shumicën) te popullit që varen prej një ose dy pagave. Po çuditem me faktin kur thua rritje ekonomike kur ka inflacion mbi 100% në shporten e konsumatorit e mbi 80% të popullatës së Kosovës. Shumë kisha patur dëshir ta kem një laps të tillë që kur të llogariti së paku atëherë të dal n’plus edhe të jem i vetëkënaqur!!!”, ka shkruar një qytetar.

Një tjetër, me shumë të drejtë, e ka pyetur kryeministrin Kurti “Sa fabrika i ke qel?”.

Nacionale ka kapur vetëm disa prej këtyre komenteve, por në fakt, shumica e reagimeve poshtë postimit të Kurtit janë kritika ndaj tij.
Postimin e plotë të Kurtit e gjeni më poshtë:
Progresi ekonomik i Kosovës Rritje ekonomike sepse ky është vizioni ynë. Përkrahje për bizneset vendore sepse kjo është...
Posted by Albin Kurti on Saturday, October 8, 2022
